Home / Politika / Qyqarët edhe nga tragjeditë tentojnë të përfitojnë!
gjilani_2014

Qyqarët edhe nga tragjeditë tentojnë të përfitojnë!

Gjilan – Përkitazi me reagimet e opozitës në Gjilan, konkretisht grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvend, po e japim këtë sqarim për opinionin publik:
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të gjimnazistit Blend Selmani ka shkuar për ngushëllime në familjen Selmani.

Më pas, përmes faqes zyrtare të Komunës së Gjilanit është deklaruar për këtë çështje duke e ngushëlluar familjes Selmani, dhe të gjithë gjimnazistët, duke e cilësuar si një ditë të zezë për Gjilanin.

E ritheksojmë se deklarimi i kryetarit Haziri për këtë tragjedi ka qenë i menjëhershëm dhe për ta vërtetuar këtë, mund të klikoni në vegëzen në faqen zyrtare e Komunës (http://kk.rks-gov.net/gjilan/News/Haziri–Sot,-nje-e-marte-e-zeze-per-Gjilanin!.aspx).

Por, merreni me mend se deri ku shkon qyqarllëku i degës së PDK-së në Gjilan: edhe në tragjedi mundohen të bëjnë politikë dhe të shpifin në mënyrën më bajate, duke u munduar të përfitojnë e t’i mashtrojnë qytetarët.

Gjilanasit më nuk mashtrohen nga gënjeshtrat e PDK-së. Ata ua treguan vendin në zgjedhjet lokale, duke i ndëshkuar në mënyrë spektakolare, ndërsa në ato nacionale edhe më keq – duke i zhvendosur në vendin e tretë.

Edhe njëherë, përmes këtij sqarimi, Komuna e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Selmani, duke i lutur që të bëhen të fortë e të durueshëm, duke u lutur po ashtu që Zoti t’ua lehtësoj dhembjen dhe t’i shpërblej. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,