Home / Kultura / Rejda Isufi, talentja e cila premton shumë
emision

Rejda Isufi, talentja e cila premton shumë

Muzikës për  fëmijë  i jep ngjyra te vçanta Rejda Isufi , një vajzë simpatike e cila dita ditës po ngjitet drejtë shkallëve të suksesit.
Bukuroshja  nga Gjilani, në bagazhin e saj profesional tashmë ka një mori këngësh të cilat pëlqehën  shumë.

Rejda, është 9 vjeç në klasën e katërt në shkollen Fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Me këndim ka filluar të mirret që nga mosha 5 vjeçare.
Talentin e saj e dëshmojnë dekoratat dhe mirënjohjet e shumta që nga koha kur ka filluar të merret me muzikë.

Ndonëse e re në moshë Rejda, në sirtarët e saj mbanë me shumë dashuri shpërblime të shumta nëpër festivale të shumta në mbarë vendin.
Ndër të cilët është edhe festivali tradicional i muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar 2017”, me artisë nga të gjitha trevat shqiptare, në të cilin  Rejda “rrëmbeu” çmimin e parë.

Gjatë intervistës në emisioionin, “Xixëllonjat”, Radio Rini, Rejda, ndau përvojat e saj nga ky festival.

“Kam pas shumë emocione kur kam kuptuar se jam fituese e vendit të parë, vetëm sa skam qarë”, është shprehur ajo.

Që nga fillimi i karrierës e deri më tani Rejda, ka realizur katër këngë.

“Kënga e parë është klasa jonë këtë këngë ja kam kushtuar klasës sime kur jam ndarë, pasi shkollimin e kam filluar në Gjilan e më pas kam vazhduar në prishtin ku edhe jetoj”, ka thënë Rejda.

Ndër festivalet në të cilat Rejda, ka marrë pjesë është festivali “Dëbora”, ku është shpërblyer me çmimin paraqitja më e mirë skenike, pastaj dy  herë në fëstivalin “Xixat e Flakës” ku ka marrë dy mirënjohje si këngëtare e dalluar, dhe te festivali “Lyra Fest” ku është shpërblyer më çmimin e tretë.
Përpos me muzikë Rejda, merret edhe me poezi dhe shkrime  të ndryshme.
“Më pëlqenë të shkruaj poezi dhe të recitojë. Gjithashtu në revistën e shkollës aty edhe kam paraqitur njërën nga poezit e mia e kushtuar librit”, ka treguar Rejda.

Poashtu edhe Rejda, vijonë mësimet edhe në shkollën e muzikës.

“Në shkollën e muzikës, jam në instrumentiun e kitarës, mësimet po më shkojnë shkojën shumë mirë”, potencoi ajo.

Së shpejti këngën “Duaje tëndën”,  mund ta shohim edhe me videokpli pasi këngëtarja e vogël nga Gjilani, është në realizim e sipër të videoklipit.

Poashtu, shumë shpejtë do të publikohet edhe projekti më i ri i saj.
/RadioRINIA/
rejda