Home / Politika / Riza Smaka i bashkohet AAK-së
riza-smaka-i-bashkohet-aak-s-euml_hd

Riza Smaka i bashkohet AAK-së

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, pritet të aderoj sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se prezantimin e tij pritet ta bëjë vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Smaka me herët ka qenë pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, parti me të cilën u bë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK, është në fazën finale të përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor. Gjatë këtij procesi, këtë parti e kanë braktisur disa figura të rëndësishme, mirëpo përfaqësues të këtij subjekti politik, po pretendojnë që ta rifreskojnë Aleancën me figura të reja, në mesin e të cilëve pritet të jenë ekspertë nga fusha të ndryshme. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,