Home / Lajme / Rrethrrotullimi i frikshëm, që po merr jetë
rotullimi

Rrethrrotullimi i frikshëm, që po merr jetë

Katër anëtarë të familjes Alidemaj kanë humbur jetën të premten në orët e hershme, derisa automjeti tyre ka rënë nga rrethrrotullimi i madh në hyrje të Prishtinës. Po në të njëjtin vend edhe më herët kanë rënë veturat, pasi që mburojat e vendosura janë vetëm sa për sy e faqe.

Katër persona kanë humbur jetën të premten në orët e hershme të mëngjesit derisa automjeti i tyre ka rënë nga rrethrrotullimi i madh në hyrje të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se E. Alidemaj, 53 vjeç, mashkull, shtetas gjerman, E. Alidemaj, 50 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, G. Alidemaj, 53 vjeçe, femër, shtetase gjermane, N. Alidemaj, 47 vjeçe, femër, shtetase kosovare, kanë humbur jetën të premten rreth orës 1:00 të mesnatës si pasojë e aksidentit, i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.

Nga ky aksident, ku ishte e përfshirë vetura “Audi” ngjyrë e zezë, me targa të huaja, ka mbetur i lënduar rendë edhe anëtari i pestë i kësaj familjeje, Q. Alidemaj, 17 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK, Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se në aksident ishte e përfshirë vetura “Audi”, ngjyrë e zezë, me targa të huaja.

Tutje në komunikatë ata kanë bërë të ditur se, në bazë të ekspertizës së bërë, në vendin e ngjarjes deri të aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Policia ka njoftuar së trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion mjekoligjor, përderisa Policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar rëndë anëtari i pestë i kësaj familjeje, Q. Alidemaj, 17 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK. Rexhep Gjyliqi, nga Klinika Intensive në QKUK, ka treguar se gjendja e 17-vjeçarit është kritike.

“Pacienti me inicialet Q. A, i lindur në vitin 2000, është pranuar në orën 3:00 të mëngjesit me lëndime të rënda, sidomos lëndimet janë të shprehura në pjesën e gjoksit dhe disa brinjë. Gjendja e pacientit është e rëndë, por është nën kontroll, është duke fjetur me barna dhe pritet në vazhdim evoluimi i mëtutjeshëm”, ka thënë Gjyliqi.

Por, nuk është hera e parë kur një automjet ka rënë nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës.

Kohë më parë edhe dy automjete tjera kanë rënë po në këtë vend ku kanë humbur jetën të premten 4 anëtarët e familjes Alidemaj.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,