Home / Politika / Sami Kurteshi u zotua se LV-ja do ti kushtoj cështjes së personave me nevoja të vecanta
thumbnail_FullSizeRender

Sami Kurteshi u zotua se LV-ja do ti kushtoj cështjes së personave me nevoja të vecanta

Çasje në institucione komunale, integrim e kujdes institucional për personat me nevoja të veçanta Në tryezën e organizuar nga Handikos, me kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit, për të shpalosur programin qeverisës, e me theks të veçantë trajtimin e personave me nevoja të veçanta, mori pjesë edhe kryetari I ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi.

Sami Kurteshi u zotua se LV-ja do t’i kushtoj vëmendje secilit problem, e do ta trajtoj me seriozitet maksimal secilën çështje. Përgjegjshmëria ndaj qytetarit, sidomos ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë, do ta karakterizoj qeverisjen tonë.

Në programin qeverisës të LV-së ku janë të shkruara 20 zotimet padyshim rëndësi të veçantë i është kushtuar personave me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuara. Njëri nga zotimet thotë kështu : Programi për qasje në institucionet publike për personat me nevoja të veçanta dhe integrimi i tyre, kujdesi institucional për familjet e kategorive të dala nga lufta, i rasteve të rënda sociale dhe grupet e margjinalizuara, programi për përkujdesje shoqërore e mjekësore për personat e moshuar pa përkujdesje familjare e shoqërore dhe i personave me aftësi e nevoja të veçanta./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,