Home / Politika / Samiti i të rinjvë të PDK-së
pdk_rks_misioni

Samiti i të rinjvë të PDK-së

Tani kur kemi kaluar shumë sfida, ato të çlirimit dhe të ndërtimit të shtetit është koha e realizimit të vizionit tonë për një Kosovë moderne me një e ekonomi të zhvilluar. Ka ardhur koha që Kosova të shfrytëzoj potencialin e saj.

Potenciali më i madh i Kosovës janë të rinjtë tanë. Kosova është shumë me fat se ka një rini të shkëlqyeshme dhe një moshë mesatare të popullsisë më të re në Evropë.

Ne jemi një vend i gatshëm për të ecur përpara. Tani është koha për të shpalosur dhe për ta qartësuar vizionin tonë për të ardhmen.

Në vitet e fundit kemi ndërtuar baza të shëndosha për zhvillim të hovshëm ekonomik: kemi ndërtuar institucionet e shtetit, kemi investuar në infrastrukturë masive dhe kemi rrumbullakuar sovranitetin territorial.

E ardhmja e Kosovës do të jetë zhvillimi i fuqishëm ekonomik i vendit, nëpërmjet ndërmarrësisë, investimeve nga jashtë, zhvillimit të sektorit të teknologjive të avancuara kompjuterike, zhvillimit të bujqësisë dhe mbi të gjitha krijimi i shumë vendeve të reja të punës. E gjithë kjo do të realizohet nëpërmjet Fondit të Punësimit, ku një pjesë esenciale e atij fondi do të shfrytëzohet për punësimin e të rinjve.

Krijimi i mundësive për të rinjtë ka qenë gjithmonë prioritet i Kryeministrit Thaçi. Pas zvogëlimit për 50% të çmimeve për studime, të rinjtë tanë do të kenë një sistem edukativ më të lirin në rajon. Çdo i ri kosovar do të ketë mundësi të arsimohet në Kosovë por edhe në vende tjera nëpërmjet bursave të shumta që ofrohen për ta.

Me datë 19 prill në Prishtinë do të mbahet Samiti i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të gjithë Kosovës. Në këtë samit do të shpaloset vizioni i Kryeministrit Thaçi për të rinjtë e Kosovës. Në samit do të qartësohet perspektiva e rinisë Kosovare. Ftohen të gjithë të rinjtë e PDK-së, Rinisë Demokratike të Kosovës dhe të gjithë miqtë e tyre të marrin pjesë në këtë Samit. /RadioRINIA/