Home / Teknologji / Samsung prezanton Galaxy Tab 2 Student Edition

Samsung prezanton Galaxy Tab 2 Student Edition

Samsung ka lansuar versionin e ri të fabletit të saj Samsung Galaxy Tab 2, edicionin për student, i cili pak a shumë është e njëjta pajisje vetëm se vjen me disa karakteristika shtesë.

Samsung Galaxy Tab 2 Student Edition vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucionin 1024 x 600 piksel, si dhe me procesorin 1GHz TI OMAP4 dual core.

Pajisja më e re e Samsung është e mbështjellur me mbulesën e plastikës e cila përshtatet mirë me tastierën e bardhë dhe adapterin për USB, të cilat Samsung besohet se do t’i ofrojë falas për blerësit.

Për më shumë, Samsung Galaxy Tab 2 (7.0) Student Edition është në dispozicion në tregun amerikan dhe ka filluar të shitet në dyqanet e rrjetit Best Buy për 249.99 dollarë, përfshirë edhe taksat. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,