Home / Lajme / Seanca për votimin e Projektbuxhetit mbahet të dielën
850x636_kkl1512635347

Seanca për votimin e Projektbuxhetit mbahet të dielën

Seanca e sotme filloi me propozimin që të dielën, të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të votohej Projektligji për buxhetin e Kosovës të vitit 2018.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje, kryetari Veseli tha se seanca për votimin e Projektbuxhetit do të mbahet të dielën, më 10 dhjetor në ora 15:00./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,