Home / Lajme / Serbët në vetë Serbinë do të mbetën pakicë!
Refik-HASANI-2016

Serbët në vetë Serbinë do të mbetën pakicë!

OKB-ja, para më shumë së një viti publikoi rezultatet e sondazhit të fundit që edhe Serbia është përfshirë në mesin e 48 vendeve të globit që do të pëson rënie të madhe të natalitetit. OJQ-të, demografët dhe ekspert e shkencave sociale duke përfshirë edhe institute, akademia e shkencave dhe kisha serbe janë vënë në alarm pasi për çerek shekulli do të bie e zvogëlohet numri i banorëve edhe nën pesë milionë.

Refik HASANI

Janë të shumta pasojat e rënies së këtij nataliteti, por mbi të gjitha sipas mendimit ton ja: Si pasojë gjendjes së rëndë ekonomike, luftërave që bëri Serbia në ish-hapësirat Jugosllave, migrimit, shpërngulja dhe mungesa e perspektives, prandaj bie nataliteti.

Mosha mesatare është 42 vjet dhe është në ranglistën e pesë Kombeve në nivel Botëror që po rritet plakja, pra po bie natalitet. Kështu që Serbia Qendrore dhe Vojvodina do të kenë dy milionë banorë më pakë sa ka orientimisht tani Kryeqyteti Beogradi.

Kjo i bie që çdo vjet në Serbi, si pasoj e plakjes së popullsisë do të zhduken fshatra, qyteza e qytete jo të vogël. Më së shumti do të bie numri i serbëve pasi në Vojvodinë do të ketë shtimë më të madhe të popullatës, boshnjakët në Sanxhak, në Krahinën ku jetojnë shumicë bullgarët në qytet Bosilevgradit, Dimitrovgradit e Pirotit dhe Krahinën Shqiptare në qytete Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Pas një çerek shekulli, Serbët do të mbetën pakicë në shtetin e tyre

Kështu që dikur në vitet jo të largëta të 90-ta, të shekullit të kaluar donin të kontrollonin të gjashtë Republikat dhe dy Krahinat Autonome, tani të përqendrohen e përkushtohen në vetë Serbinë. Serbia jo më shumë se një çerek shekulli do të duhej të shpallet shtet multietnik që do të duhej të përbëhet nga një Parlament me dy dhoma edhe me tri Krahina përveç tani që është Vojvodina si një territor i posaçëm.

Ne kemi kërkuar përmes publikimeve tona që Serbia do të duhej shpallen referendum, nëse dëshirojnë të jetojnë bashkërisht në një shtet serbët, hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. malazezët si shumicë në Republika e Malit të Zi,gati me shumë veçori janë një popull i njëjtë me Serbët pasi janë Sllavë, por shpallën në vitin 2006 referendum dhe tani të dyja janë shtete.

Serbët në Serbi brenda një çerek shekulli do të mbetën pakicë, prandaj më mirë mos të përzihen në Bosnjë e Hercegovinë, as në Mitrovicë të Veriut të Kosovës, Mal të Zi apo Maqedoni. Po, ashtu duke mbetur Nacionaliteti Serb në Serbi me mbi dyzet për qind është ,,pakicë’’, në mesin e pakicave tjera.

Kjo përqindje është që gjithnjë e më shumë po paraqiten serbët në pozita të larta që po pranojnë edhe publikisht që prejardhjen dhe gjenezën e familjes e kanë nga shqiptarët. Beogradi, Kurshumlija, Nishi, Leskoci dhe Vranja e sotme para një shekulli e gjysmë ishin të populluara me shumicë Shqiptare.

Serbët në mesë të mitit dhe realitetit ku në gjysmën e këtij shekulli do të mbetën pakicë. serbët në Serbi do të mbetën përafërsisht sa numëron nacionaliteti serbë në Republikën e Malit të Zi , që përbëjnë 35 për qind.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,