Home / Argëtim / Shkencëtarët zbulojnë se kuajt mund të komunikojnë me njerëzit
38a72a0900000578-3800295-image-m-10_1474472180342-780x439

Shkencëtarët zbulojnë se kuajt mund të komunikojnë me njerëzit

Deri tani është besuar se kuajt që flasin ekzistojnë vetëm në libra apo filma fiktivë, por tani shkencëtarët kanë trajnuar kuajt të komunikojnë në mënyrë precize përmes përdorimit të simboleve.

Në një eksperiment është vërtetuar se kuajt kur ndjejnë ftohët dhe kanë nevojë për batanije e lëvizin kokën drejt një simboli – vijë e zezë horizontale

Ata gjithashtu kanë qenë të aftë t’i tregojnë edhe dy gjëra tjera: dëshirojnë t’ia hiqni batanijen – përmes vijës vertikale, apo se nuk duan ndonjë ndryshim – simbol i zbrazët.

Hulumtuesi në Applied Animal Behaviour Science ka zbuluar se 23 kuaj kishin mësuar këtë detyrë pas dy jave trajnim nga 10-15 minuta në ditë.

Kuajt i kishin mësuar këto duke u shpërblyer me rriska të karotave. Dhe, hulumtuesit kanë zbuluar se përzgjedhja e simbolit nuk ishte e rëndomtë, por varej nga moti.

P.sh. në ditët e ftohta ku moti shënonte 5 gradë celsius, kuajt kërkonin batanije – ndërsa kur moti shënonte 23 gradë celsius, ata nuk kërkonin batanije.

Pra, kuajt mund të mësojnë të përdorin simbolet për të komunikuar rreth nevojave të tyre./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,