Home / Politika / Shkodra: është mirë të mos bëni shkelje statutare
mimoza_shkodra_pdk_gjilan

Shkodra: është mirë të mos bëni shkelje statutare

Gjilan – Kundëreagim vjen nga Mimoza Shkodra zëdhënëse e PDK-së, ne Gjilan, lidhur me përgjigjën e shefit të kabinetit të komunës së Gjilanit Arbër Ismajlit.

Shkodra para se të merreni me PDK-në është mirë të mos bëni shkelje statutare, e as lojra me emblemat, por të bëni diqka konkrete të paktën pas 100 ditëshit të qeverisjës tuaj

Nëse Arbërit dhe qeverisjës LDK- AAK nuk i duket shkelje e rëndë statutare ndryshimi i emblemës së komunës në këtë mënyrë atëher vaj halli për ta. Por vetë fakti që luani me emblemën e komunës qoftë kjo edhe një akt i paqëllimt i një të riu flet mjaft për joseriozitetin tuaj. Emblemat, stemat, flamujt, simbolet e komunave dhe të shtetit janë aspekt ligjorë e kushtetues dhe përcaktohen përmes konkurseve, përshkakun e rëndësisë së vacant që e kanë.

Gjithashtu nëse Arbërit dhe qeverisjës aktuale nuk i duket me lidhje kjo gjetje faktike , realiteti i kartëvizitave të shpërndara nga zyra e kryetarit të komunës, gjithashtu vaj halli për ta.

Këto gjetje, janë shkelje të rënda statutare nga qeverisja LDK- AAK, andaj para se të merreni me PDK-në është mirë që të merreni me komunën, me mos politizimin e saj gjë që po ndodhë në realitet. Por po ju’a rikujtojmë, punë të mira për qytetarët, por pa lojra dhe shkelje si kjo me emblemën.

Se sa jeni ju serioz në këtë drejtim flet më së miri qasja plotësisht politizuese që po i bëni komunës. Vendosja e numrit zgjedhor 78 nga zgjedhjet e fundit gjë që në tavolinën e takimeve flet më së miri se kah ja keni mësy me e dërgu komunën.

Kemi bërë punë të parreshtur gjashtë vite me radhë në krye me ish- kryetarin Mustafa që ta clirojmë komunën nga ankthi i politizimeve dhe këtë e kemi bërë në masë të madhe edhe në administratë edhe në arsim edhe në shëndetësi. Këtë mund ta bëjën vetëm ata që vërtetë e duan qytetarin e kësaj komune, gjë që është më se e qartë tashmë që ju nuk mund ta bëni sepse nuk i keni sjellë asnjë të mirë të theksuar.

Nëse populli u mashtrua një here nuk mashtrohet sërish sepse u pa puna e juaj me pak muaj të fillimit të qeverisjës.

Pse keni gabuar në të kaluarën nuk është ndoshta dëm i madh, po LDK dhe ju si individë nuk po ndryshoni dhe nuk po mësoni aspak dhe ky është fati juaj.
Fitore e pirros do ti thonim ne kësaj fitorës tuaj të vitit 2013 për komunën.
PDK gjithmonë me debate të gjalla u fuqizua dhe po fuqizohet.

Dhe krejt në fund ju themi presim edhe reagime të tjera nga shefi i kabinetit sepse i duhet shumë punë për të fitu besimin në LDK dhe me kte perfundon reagimi yne rreth EMBLEMËS së Komunës, por mos harroni as edhe nje herë, ne po ju vezhgojmë dhe kujdesemi qe ju te mos gaboni sepse keshtu ndertohet Gjilani, keshtu ka realitet demokracia e jo vetem fjalë. Mos u frigoni nga shkrimet tona, ato jane terapi e shëndetshme per Ju. Thuhet ne reagimin e  Mimoza Shkodrës, leshuar nga Zyra për informim e PDK- Gjilan. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,