Home / Lajme / Shqiptari nga Kosova vret me thikë gruan e tij 27 vjeçare
thika 1

Shqiptari nga Kosova vret me thikë gruan e tij 27 vjeçare

Një grua 27 vjeçare qe jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë  nga burri i saj 36 vjeçar.

Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.

Ndërkohë burime të mediave, të afërta me çiftin bëjnë të ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj janë shqiptarë nga Vushtrria.

Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme për disa muaj. Siç raportohet burri, ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit. Madje fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së sotme ata ishin grindur,raporton ksta.de.

Gjithashtu në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36 vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij. Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku gjaku ishte gjetur si njolla tek ai.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,