Home / Politika / Shtëpinë nuk e lëshojnë të mirët atëherë kur shtëpia ka nevojë për ta
Mimoza_Shkodra

Shtëpinë nuk e lëshojnë të mirët atëherë kur shtëpia ka nevojë për ta

Gjilan – PDK në Gjilan kërkon nga ish- anëtarët të cilët lëshuan shtëpinë e vjetër dhe aderuan në “ Nisma për Kosovën” që së paku moralisht t’i falenderohen PDK- së për mundësinë që ju dha sepse përmes saj janë bërë të njohur sadopak për publikun dhe kanë fituar që të gjithë vota e pozita politike përmes saj, njofton zyra për informim e PDK-së.

Njëri ka qenë drejtor i shërbimeve publike, dy ishin këshilltarë në mandatin që shkoi dhe tjetri është tashmë këshilltarë komunal.

Shtëpinë nuk e lëshojnë të mirët atëherë kur shtëpija ka nëvojë për ta, thotë zyra për informim e PDK- së. Andaj kërkojmë që ky këshilltarë z. Bajram Hasani të ketë të paktën përgjegjësi morale e politke dhe të lëshoj ulësën në KK-së sepse nuk i ka të fituara votat vetë dhe jo krejtë, ngaqë për një ulëse janë dashur rreth 1000 vota dhe kjo tregonë që të gjithë kandidatët në listën zgjedhore të jenë kontributdhënës për një ulëse në Kuvendin Komunal.

Gjithashtu njoftojmë opinionin publik që Këshilltari Komunal Bajram Hasani më nuk është anëtarë i Komitetit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit,  ndërsa për zëvendësimin e tij së shpejti do të merr vendim keyesia e PDK- së, njofton zyra për informim. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,