Home / Politika / S’ka ende marrëveshje me VV-në
s-rsquo-ka-ende-marr-euml-veshje-me-vv-n-euml_hd

S’ka ende marrëveshje me VV-në

Pas takimit të sotëm ndërmjet liderëve të partive të Bllokut, LDK-AAK-NISMA, është bërë e ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka thënë se nëse do të arrihej një marrëveshje me VV-në do të ishte marrëveshje parimesh dhe jo ndonjë marrëveshje e plotësimit të kushteve të njërës ose tjetrës palë.

“Nuk kemi kushte nga Vetëvendosja. Ne kemi diskutuar për parime dhe deri tani i kemi përafruar qëndrimet për të cilat po punohet që të shkohet edhe më tutje”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me këtë, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndonëse ka pranuar se ende nuk ka marrëveshje të arritur, shpreson se në seancën e radhës më 12 shtator, Blloku dhe VV do të shkojnë “së bashku” në seancë.

“Disa Informata tregojnë se qëndrimet janë shumë të përafruara dhe besojmë shumë që në seancë të shkojmë së bashku”, ka vlerësuar Haradinaj.

Sa i përket mundësisë së “shitjes” së deputetëve të LDK-së, lideri i kësaj partie e ka mohuar një mundësi të tillë.

Sipas tij, nuk ka as ndonjë arsye se pse ata do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk kemi asnjë fakt dhe asnjë arsye që ndonjëri nga deputetët e LDK-së të votoj ndryshe. Ne konsiderojmë se kemi përkrahjen më të madhe të deputetëve”, ka thënë Isa Mustafa.

Në këtë drejtim, Mustafa gjithashtu i ka bërë thirrje Flora Brovinës që të veprojë duke respektuar rregullat.

“Nuk ka të drejtë që të uzurpojë dhe ta keqdrejtojë seancën, andaj i bëjmë thirrje që të ndjek procedurat nga të cilat do të duhej të dilnin institucionet legjitime”, ka vlerësuar Mustafa.  /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,