Home / Politika / Sondazh i mbajtur nga Instituti për Politika Zhvillimore
Vleresimi

Sondazh i mbajtur nga Instituti për Politika Zhvillimore


Vlerësimi i subjekteve politike gjatë sondazhit të mbajtur nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Kolegji Universum, përkrahur nga Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Rezultatet pasqyrojnë vlerësimin që respondentët e sondazhit i kanë dhënë subjekteve politike veç e veç dhe jo domosdoshmërish përkon me votimin e tyre sot. 
Këto rezultate mund t’i botoni vetëm pas mbylljes së vendvotimeve. VINI RE: Botimi i mëhershëm sanksionohet me ligj. 
Anketa, e organizuar në tërë Kosovën, është  mbajtur nga stafi i trajnuar i Kolegjit Universum, ndërsa të dhënat janë analizuar nga INDEP. FES ka mbështetur financiarisht realizimin e kësaj ankete, e cila ka për qëllim analizën e motivimit të votuesve në Kosovë për politika publike, pa paragjykuar ndaj preferencave të tyre partiake.
 
Gjithsej, 957 persona i janë përgjigjur pyetësorit. Numri i të anketuarve është ndarë proporcionalisht sipas popullatës të secilës komunë në Kosovë ndërsa mostra, e përzgjedhur me respondentë të rastit, është bazuar në të dhëna të sakta demografike. 
 
Instituti INDEP është institut kërkimor dhe qendër e avokimit më ndikim të lartë në politikat publike. Kolegji Universum është institucion i akredituar i arsimit të lartë në Kosovë, lider në hulumtimet e opinionit publik. Friedrich Ebert Stiftung është fondacion gjerman që promovon socialdemokracinë. /RadioRINIA/

INDEP - Vleresimi i Partive Politike

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,