Home / Politika / Sot takohet blloku LDK-AAK-Nisma
sot-takohet-blloku-ldk-aak-nisma_hd

Sot takohet blloku LDK-AAK-Nisma

Pas vendimit të kryesueses së seancës, Flora Brovina, që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet me 12 shtator, liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, do të takohen sot për konsultime dhe strategjinë e tyre lidhur me këtë seancë.

Takimi i tyre pritet të ndodhë sot rreth orës 13:00. Ndërkohë, ata dje nuk kanë qenë në takimin e Flora Brovinës me përfaqësuesit e subjekteve politike, takim ky ku është caktuar 12 shtatori, si dita kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Isa Mustafa sot ka vazhduar të shpreh pakënaqësinë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar solli një vendim sipas porosisë së PDK-së, me të cilin ngatërruan tërësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës”, shkruan Isa Mustafa në Facebook. /RadioRINIA/