Home / Sport / Superkupa e Anglisë: Arsenal – Chelsea, formacionet e mundshme
arsenal-vs-chelsea-780x439

Superkupa e Anglisë: Arsenal – Chelsea, formacionet e mundshme

Arsenali dhe Chelsea do të takohen përsëri në Wembley të dielën (sot) në ndeshjen tradicionale të futbollit anglez atë të Superkupës apo të njohur si Community Shield.

 Ndeshja mes dy skuadrave londineze është sigurisht një ndeshje Superkupe midis kampionëve të Ligës Premier dhe fituesve të Kupës FA, ndërsa zhvillohet më pak se tre muaj pasi Topçinjtë mundën Chelsean në të njëjtën fushë 2-1 në finalen e Kupës FA.

Megjithatë, të dy trajnerët do të kenë disa mungesa në formacionet e mundshme titullare, pasi tek Chelsea mungon ylli Eden Hazard, ndërsa te Arsenali, Alexandre Lacazette dhe Shkodran Mustafi.

Ndryshe, ndeshja zhvillohet sot (e diel) dhe fillon nga ora 15:00, ku mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka pritet të jetë titullar./RadioRINIA/

Arsenal 3-4-3: Ospina, Holding, Mertesacker, Koscielny, Kolasinac, Oxlade-Chamberlain, Xhaka, Ramsey, Sanchez, Giroud, Ozil.

Chelsea 3-4-3: Courtois, Cahill, Luiz, Azpilicueta, Alonso, Moses, Fabregas, Kante, Batshuayi, Morata, Willian.