Home / Politika / Takimi i rradhës i Njazi Idrizit me te rinjet nga Zhegra
10374944_10201889421027036_2279938116489427794_n

Takimi i rradhës i Njazi Idrizit me te rinjet nga Zhegra

Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së në Gjilan Nijazi Idrizi, mbrëmjen e së martes është takuar me një grup të rinjësh të Zhegrës, të cilët e kishin ftuar këtë takim për ti shprehur përkrahjen e fuqishme këtij të fundit.

 Ndërkaq Nijazi Idrizi, para të rinjve bashkëvendas të tij foli për programin qeverisës të Aleancës, por më shumë u fokusua në investimet në Anamoravë, që kanë munguar deri më tani dhe që do të fillojnë me ardhjen e Aleancës në qeverisje.

 “Anamorava është vend që meriton të ketë investime më të mëdha, që meriton të ketë më shumë hapësirë në vendim-marrje dhe c’është më e rëndësishmja meriton ti përcaktojë vet nevojat e saj e jo ti përcaktojnë të tjetrët”, ka thënë Idrizi.

 Ai ka premtuar se sic e ka ngirutr zërin deri më tani në Kuvend të njejtën do ta bëjë edhe në të ardhmen vecse me intensitet më të madh, sepse duhet ditur dhe cmuar vlerat e një vendi sic është Anamorava.

 Të rinjtë e Zhegrës të cilët me kënaqësi dëgjonin njeriun e tyre tek fliste për të gjitha këto prioritete, ndërsa haptazi shprehën përkrahjen e tyre duke thënë se do të mobilizohen më shumë se kurrë për ti dhënë Nijazi Idrizit vendin e duhur.

 Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i të rinjve në Gjilan Labinot Hyseni i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së tij, si shenjë përkrahje ndaj kandidaturës së Nijazi Idrizit dhe kandidatëve të tjerë nga Gjilani.  /RadioRINIA/