Home / Lajme / ”Të rinjtë mund ta projektojnë të ardhmen”, thotë Erza Klaiqi”
erezezaa

”Të rinjtë mund ta projektojnë të ardhmen”, thotë Erza Klaiqi”

Erza Klaiqi, është nxënëse e klasës së nëntë në Shkollën Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku përveç suksesit të shkëlqyeshëm në mësime, kohën e saj e ndanë edhe për aktivitete të tjera si: projekte vullnetare, gara, kurse e kontribute që ajo jep për shkollën dhe shoqërinë në përgjithësi.

Erza ishte përfaqësuese e shkollës në garat e lëndës së Kimisë në vitin 2015-2016, 2016-2017 dhe disa herë në Olimpiadën e matematikës. Përveç lëndëve shkencore, ajo merr pjesë në garat individuale të anglishtes në po këto dy vite si në ato teorike dhe në shkrimin e eseve.

Në garën e fundit të anglishtes, Erza u dekorua me mirënjohje “Silver”. E pasioni për gjuhët e huaja ka bërë që ajo të mos e ndalojë interesimin vetëm për anglishten, kjo pasi ajo ka njohuri dhe kupton disa gjuhë të tjera.

Të gjithë aftësitë e saja dhe njohuritë e absorbuara ndër vite, Erza nuk ngurron t’i shpërndaj me të tjerët, me bashkëmoshatarët dhe me shoqërinë në përgjithësi përmes formave dhe aktiviteteve të ndryshme, shkruan 2LONLINE.com.

Ajo aktualisht është kryetare e klasës për të dytin vit radhazi, me rizgjedhje. Nga besimi që fitoi në klasën e saj, Erza mori udhëheqjen e shkollës si kryetare e Shkollës Fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan, kurse vitin e kaluar ishte nënkryetare e saj.

Përveç, sukseseve të dëshmuara në klasë e në shkollë, ajo vazhdon të jetë një përfaqësuese e denjë e fëmijëve në Komunën e Gjilanit, pasi nga viti 2015 është sekretare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Komunën e Gjilanit dhe kryetare e Këshillit Rinor të Komunës së Gjilanit.

Erza tregon se çelësi i suksesit të saj vazhdon të jetë dëshira për të arritur më të mirën, vendosmëria dhe vullneti për punë.erza erza klaiqi

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,