Home / Fushata Zgjedhore / Thaçi: Do të jem president i të gjithëve
thaci-i-te-gjitheve2016

Thaçi: Do të jem president i të gjithëve

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë sot në Likoshan, ku ka bërë homazhe në 18 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Thaçi tha se kjo është vizita e parë pasi është zgjedhur president.

Ai thotë se nga banorët e kësaj ane ka marr shumë urime dhe thotë se kjo gjë i kujton peshën e detyrës së të qenurit president i të gjithëve.

“Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenuri President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare pa dallime dhe ndasi partiake. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook. /RadioRINIA/