Home / Lajme / Thaçi: Jam krenar me kosovarët e Zvicrës
thaci-blick-zeitung

Thaçi: Jam krenar me kosovarët e Zvicrës

Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”, që është transmetuar edhe nga shumica e gazetave zvicerane, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka cilësuar si “të shkëlqyera” marrëdhëniet e Kosovës me Zvicrën.  

Ai ka thënë se ndjehet krenar me bashkatdhetarët e tij në Zvicër dhe lavdëron Zvicrën për strehimin e kosovarëve gjatë luftës, transmeton albinfo.ch. Njerëzit që kanë kërkuar mbrojtje në Zvicër gjatë luftërave në ish Jugosllavi, sot janë pjesë e shoqërisë zvicerane

Sipas Thaçit, “Zvicra është vend i mundësive” prandaj kosovarët duhet ta shfrytëzojnë në maksimum shansin që u është dhënë.

I pyetur për imazhin e kosovarëve në Zvicër, presidenti i Kosovës ka thënë se më parë “aty këtu” ka pasur për ndonjë perceptim negativ ndërsa tash ai është përmirësuar. “Integrohuni sa më shumë që të jetë e mundur”, u është drejtuar ai shqiptarëve të Zvicrës.

Ndërsa ka përmendur futbollistët si Shaqiri, Behrami dhe Xhaka, të cilët janë heronj në Zvicër. “Kosovarët i bëjnë krenarë zviceranët. Dhe kjo më bën mua krenar”.

Gazetari përmend në artikull se Thaçi e njeh Zvicrën nga periudha 1994-1998 kur ai ka jetuar këtu, ku ka ndjekur një kohë edhe studimet, përcjell albinfo.ch. Nga ajo kohë, presidenti i tashëm i Kosovës thotë se bart kujtime të mrekullueshme pe¨r vendin dhe njerëzit.

Ai i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me Tribunalin e Hagës dhe me akuzat që Dick Marti i kishte drejtuar personalisht atij për tregti me organe. Sipas Thaçit, ajo që pretendon Marti është absurditet dhe “fantashkencë” ndërsa arsyen për një qëndrim të tillë të Martit ai e shpjegon me faktin se Marti ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s. Ai përfaqëson qëndrimin se Kosova është shtet i dështuar, thotë Thaçi për Dick Martin. Thaçi po ashtu thotë se është krenar për atë që ka arritur: çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Thaçi është pyetur edhe për akuzat e gjykatës speciale që eventualisht mund ta ngarkojnë edhe personalisht atë dhe nëse ai do ta pranonte thirrjen e kësaj gjykate, transmeton albinfo.ch. “Kjo është brenga më e vogël. Për Kosovën, gjykata është një punë e mirë. Ne duhet të çlirohemi nga këto shpifje”, është përgjigjur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lidhur me atë nëse do t`i përgjigjej ftesës së Gjykatës Speciale, Thaçi thotë: “Kjo është brenga më e vogël. Për Kosovën, gjykata është një punë e mirë. Ne duhet të çlirohemi nga këto shpifje”

Në fund ai ka shprehur dëshirën që të luhet një ndeshje futbolli në mes të Zvicrës dhe Kosovës. “Do të ishte një ndeshje shumë interesante”.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,