Home / Politika / Thaçi: Në ditët e ardhshme PDK do t’i jep përgjigje situatës
thaciMedia_kosovo

Thaçi: Në ditët e ardhshme PDK do t’i jep përgjigje situatës

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se partia e tij, do ta ketë përgjigjen për situatën politike në vend, por pas disa ditëve dhe javëve në vazhdim.

Ai këto deklarata i ka bërë pas takimit që zhvilloi sot me presidenten Atifete Jahjaga, të cilët po zhvillohen në vazhdën e iniciativës së kësaj të fundit, për të tejkaluar ngërçin politik në vend.

Qëndrimi i PDK-së dihet se është i qartë dhe i prerë respektimi plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ne jemi që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe mesazhi ynë edhe për partitë tjera është që të reflektojnë dhe të formojnë institucione stabile, për qytetarët dhe vendin. Zgjidhja është përmes komunikimit bashkëpunimit dhe bisedimeve.

Në ditët dhe javët e ardhshme PDK do t’i jep përgjigje situatës”, deklaroi Thaçi. /RadioRINIA/