Home / Politika / Thaçi: Nëse Blloku bllokues nuk reflekton, në zgjedhje
thaci_2014

Thaçi: Nëse Blloku bllokues nuk reflekton, në zgjedhje

Prishtinë – Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në takimin me Këshillin e partisë tha se institucionet e vendit mund të krijohen duke respektuar vullnetin e qytetarëve, vullnet ky i shprehur edhe në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas tij nuk mund të ketë ridizajnim të këtij ngërçi pa vullnetin e qytetarëve dhe përfshirjen e PDK-së dhe këtë askush nuk mund ta kundërshtojë.

“Nëse për çfarëdo arsye Blloku bllokues i politikës kosovare nuk respekton këtë realitet politik dhe vazhdon me teket apo inatet e vjetra, atëherë lirisht mund të themi se e vetmja rrugëdalje mbetet thirrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Thaçi tha se i kanë bërë ftesë të gjithë spektrit politik të interesuar për themelimin e institucioneve që të ndodhë bashkëpunimi e që të arrihet marrëveshja.

Ai shtoi se shpreh keqardhje që një marrëveshje e tillë nuk është arritur, nisur nga pozicioni i Bllokut bllokues politik opozitar. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,