Home / Politika / Thaçi: Qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre
thaci_2015

Thaçi: Qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ka thënë se opozita nuk mundi të nxjerrë shumë njerëz në shesh, pasi sipas tij, opozita keqpërdori flamurin kombëtar. 

Ai në Facebook, ka shkruar se ky manifestim tregojë që opozita nuk e ka mbështetjen e votuesve të saj.

Ja postimi i tij i plotë:

Për 28 Nëntor pritej që opozita të nxirrte më shumë njerëz në shesh. Por, edhe në ditën e madhe të pavarësisë, qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre. Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar për qëllime politike dhe as kjo ditë e madhe shqiptare, me të cilën ata abuzuan, nuk iu ndihmoi të duken shumë dhe të besueshëm.

Festa e Flamurit sot dëshmoi se ata nuk e kanë as besimin e votuesve të tyre, sepse u refuzuan edhe në ditë gëzimi dhe dinjiteti kombëtar prej tyre!

Tanimë të gjithë e kanë kuptuar se sa false është “kauza” e tyre dhe i mbetet që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme, me të cilat po na e rrezikojnë demokracinë parlamentare në Kosovë! /RadioRINIA/