Home / Politika / Tre skenarët për dalje nga kriza politike
tre-skenar-euml-t-p-euml-r-dalje-nga-kriza-politike_2_hd

Tre skenarët për dalje nga kriza politike

Kosova tashmë është në muajin e saj të gjashtë pa një Kuvend funksional dhe me këtë edhe me Qeveri në detyrë. Rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit i dhanë fitoren PDK-së me koalicionin e saj parazgjedhor por për këtë nga data 9 qershor kur LDK-ja lidhi koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën dhe prej një muaji edhe Vetëvendosjen, PDK-ja s’e ka shumicën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

Pasi Presidentja e Kosovës Jahjaga, pyeti Gjykatën Kushtetuese se kush ka të drejtë të themelojë Qeverinë dhe për këtë mori përgjigje të qartë që kjo i shkon partisë fituese e në rast se kjo s’e ka shumicën atëherë është partia tjetër e dytë në radhë bllokada e mirëfilltë e vendit filloi me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Kjo pse partnerët e LAN-it kishin ndarë pozitat, përkatësisht postet në këtë bashkim, bëri që PDK ta çonte në Kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit.

Gjykata i dha të drejtë PDK-së dhe për më tepër vendosi që faktikisht vetëm kjo e fundit si fituese e zgjedhjeve të ketë të drejtën ta propozojë Kryetarin e Kuvendit. Këtë vendim e pranoi Koalicioni i LAN-it me VV!-në por ata vazhdojnë të shohin hapësirë dhe shpresa që do jetë Presidentja apo Kushtetuesja me pikën 127 ata që do çelin rrugën për t’i thënë PDK-së që kjo s’e ka shumicën prandaj edhe duhet të “lëshojë rrugë”. Por PDK nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Në të njejtën kohë, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë në vendimin e saj që vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje nëse nuk ka Kryetar Kuvendi.

Presidentja Jahjaga në ndërkohë ka zhvilluar shtatë takime me liderët e partive politike dhe rezultati është që ajo po “pret” propozime për dalje nga kriza politike e cila e ka kapluar vendin.

Në këtë konstalacion janë parë shenja zbutjeje gjatë takimeve “jopolitike” mes Thaçit dhe Mustafës e Haradinajt në fundjavë. Por a pritet që të ketë një zgjidhje dhe cila mund të jetë ajo?

Gazeta Blic ka analizuar situatën dhe ju sjellë tri skenaret e mundshme të daljes së vendit nga kriza:

Skenari i parë: e ashtuquajtura “thyerje” e Bllokut dhe një koalicion PDK-LDK dhe ndoshta edhe AAK.

Skenari i dytë: PDK-së Kushtetuesja i thotë që nëse s’e ka shumicën duhet t’i lejojë deputetët tjerë (pa përcaktuar Grupe Parlamentare as parti) që ta zgjedhin atë. (Kjo gjithsesi do bëhej pasi Presidentja ose LVAN ta pyesë Kushtetuesen për pikën 127).

Skenari i tretë: s’ka zgjidhje dhe vendi shkon në zgjedhje.

Siç Gazeta Blic mëson java që vjen do të jetë vendimtare në fillimin e lëvizjes nga pika zero në krizën e cila tashmë ka filluar ta paralizojë Kosovën. /RadioRINIA/ 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,