Home / Fushata Zgjedhore / Treni godet veturën, lëndohen katër persona
drenas-treni-godet_veturen

Treni godet veturën, lëndohen katër persona

Drenas – Katër persona kanë mbetur të lënduar, pasi veturën ku ishin ata e ka goditur treni në fshatin Çikatovë të Drenasit.

Në momentin e goditjes nga treni, tri femra dhe një mashkull kanë qenë në veturën e tipit Golf 4, ngjyrë hiri.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, e cila ka thënë për KosovaPress, se të aksidentuarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që treni rrugës për Drenas godet persona apo edhe makina.

Me 19 gusht të këtij viti, treni la të vdekur dy fëmijë. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,