Home / Argëtim / “Treni i luksit”, ku bileta kushton prej 2860 deri në 10 mijë dollarë (Foto)
treni_loksoz

“Treni i luksit”, ku bileta kushton prej 2860 deri në 10 mijë dollarë (Foto)

Mes shumë gjërash që e karakterizojnë, Japonia njihet edhe për trenat e shpejtësisë së lartë si dhe vëmendjen që i jep transportit hekurudhor. Prej 1 maj, në vend ka filluar të operojë treni i luksit.

Vetë emri tregon se çmimet janë të kripura, por pakkush mund të mendojë se shkojnë realisht deri në 10 mijë dollarë. Çmimi më i ulët për udhëtimin më të shkurtër, që zgjat 2 ditë, fiksohet në 2860 dollarë.

Udhëtimi katër ditor ndërkohë, nga Tokyo në Hokkaido kushton, 10 mijë dollarë për 1 person. Treni ofron një tavan panoramik prej xhami për udhëtarët, apo muzikë me piano live në restorant.

Sipas raportimeve të mediave japoneze 33 pasagjerët e parë, do të kenë mundësi të ndalojnë gjatë udhëtimit në një sërë lokalitetesh turistike në veri të ishullit.


Pavarësisht çmimeve të kripura që ofron ky udhëtim me trenin e luksit, deri në muajin mars të vitit 2018, nuk ka asnjë vend të lirë, pasi janë të gjitha të rezervuara.

Madje, për suitën më të madhe të trenit, kompania vendosi të aplikojë një sistem lotarie, i cili u mbingarkua me 76 herë më shumë aplikime se ç`ishte parashikuar. Në tarifën e udhëtimit përfshihet çdo vakt, si në bordin e trenit, ashtu edhe jashtë tij. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,