Home / Politika / Turpi i PDK-së në Gjilan s’ka të ndalur!
LDK_gjilan

Turpi i PDK-së në Gjilan s’ka të ndalur!

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, reagon ashpër ndaj shpifjeve të njëpasnjëshme të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, e sidomos te kjo e fundit që është kryekëput shpifje nga një grup këshilltarësh të PDK-së, të cilët pa fije turpi dalin e e dezinformojnë qytetarin gjilanas.

Jemi të obliguar t’i sqarojmë qytetarët, e jo atyre që shpifin, se shkrimet e tyre me të vërtetë janë shpifje vetëm sa për të qenë ‘aktiv’ nëpër portalet tona.
Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Gjilanit, është shpallur sipas Udhëzimit Administrativ 08/2014 nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Sipas këtij konkursi, janë ftuar në intervistë vetëm kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet sipas udhëzimit në fjalë. Ka pasur kandidatë që kanë aplikuar dhe që s’i kanë plotësuar kushtet me Udhëzimin Administrativ 08/2014, por që nuk janë ftuar në intervistë fare.

Komisioni për intervistim të kandidatëve, i emëruar nga kryetari i komunës sipas Udhëzimit Administrativ 08/2014, i cili ka qenë tejet profesional dhe apak politik, por e ka kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme, e që nuk qendron fare ajo e thënë nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së se ‘komisioni është politik dhe jo profesional’, sepse një gjë e tillë shumë lehtë mund të vërtetohet.

Ju këshilltarët e PDK-së, në fillim lexojeni mirë Udhëzimin Administrativ 08/2014 dhe kuptojeni atë. Mos e lexoni vetëm sa për të thënë se e keni lexuar. Në qoftëse është nevoja, lexojeni më shumë se një herë. E pasi ta kuptoni mirë, shkoni në Drejtorinë e Arsimit dhe merrni informata të sakta rreth kualifikimit të anëtarëve të Komisionit intervistues, e mandej shkruani dicka nëqoftëse keni për të shkruar!

Por fatkeqësisht ju nuk i kuptoni as udhëzimet administrative, dhe krejt që dini të bëni është që të mundoheni të krijoni huti dhe ta gënjenji opinionin, sic keni bërë deri më tani!
Kandidatët të cilët janë zgjedhur drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave, i kanë plotësuar kushtet ashtu siç edhe janë kërkuar me Udhëzimin Administrativ 08/2014. Edhe njëher po e potencojmë se ata që s’i kanë plotësuar kushtet, nuk janë ftuar fare në intervistë. Janë zgjedhur kandidatët më të mirë të mundshëm.
Bile, 7 nga ta, vetëm iu kemi vazhduar mandatin. E, nëqoftëse keni menduar se për zgjedhje të drejtorëve e zëvendësdrejtorëve të shkollave, ne duhet të pyesim PDK-në, atëher vërtetë këtu ju kemi zhgënjyer.

Sa për kujtim, një këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, i cili, sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan, vazhdimisht thoshte: “po harroni se ne e kemi pushtetin. Kur të fitoni ju, atëherë mund të vendosni si të doni”. E tash, ne i themi atij: Mos harrove se kush e ka tash pushtetin?!
Opinioni gjilanas e di shumë mirë se si në qeverisjen tuaj aziatike keni vendosur drejtorë nëpër shkolla, pa pasur as një ditë përvojë pune në arsim, derisa në qeverisjen e LDK-së në krye me Lutfi Hazirin nuk është bërë një gjë e tillë.

Sa për të sqaruar opinionin gjilanas, anëtari i komisionit Bekim Mustafa, i cili vërtet është zgjedhur drejtor në Gjimnazin Natyror, dhe i cili si ushtrues detyre deri tani udhëheqi gjimnazin në mënyrën më të mirë të mundshme, gjatë intervistimit të kandidatëve për drejtorë në Gjimnazin Natyror, nuk ishte anëtar i komisionit, por priste së bashku me kandidatët e tjerë për t’u intervistuar.

Në vend të tij, anëtar i komisionit ishte profesori Sami Selishta. Prandaj nuk qëndron aspak ajo se Bekim Mustafa e zgjodhi vetën drejtor.
Por, duke e ditur se sa larg arsimit është grupi i këshilltarëve e PDK-së, nuk duhet të çuditemi me gënjeshtrat e tyre. Nga ta mund të presim edhe më keq.

Qeverisja e Komunës së Gjilanit në krye me kryetarin Lutfi Haziri po lulëzon në të gjitha sferat e jetës dhe këtë gjë po e shohin përditë qytetarët gjilanas.
Gjatë kësaj kohe janë realizuar qindar projekte në të mirë të qytetarëve, duke ua bërë jetën më të mirë dhe do të mund të realizoheshin edhe shumë tjera po të mos ishin borxhet milionëshe të trashëguara nga ish-qeverisja që e pat dërrmuar Gjilanin për gjashtë vjet keq qeverisje, thuhet ne komunikaten e leshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega ne Gjilan. /RadioRINIA/