Home / Politika / Vatra dhe malësia mbështesin MISIONIN E RI dhe Zenun Pajazitin
zenun_pajaziti

Vatra dhe malësia mbështesin MISIONIN E RI dhe Zenun Pajazitin

Gjilan – Lëvizja “Vatra”, ka organizuar një pritje madhështore për deputetin Zenun Pajaziti, për ti konfirmuar atij dhe MISIONIT TË RI mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet e tetë qershorit.

Me këtë rast deputeti Zenun Pajaziti ka thënë se Gollaku përherë kanë qenë të organizuar dhe praktik. MISIONI I RI është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

“Javë më parë kryeministri Thaçi ka hapur konkursin për projektimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Konqul, projekt që do të ndikoj në lidhjen e qëndrueshme të Luginës me Kosovën. Problemet e shtetësisë për banorët e asaj ane nuk do të përmenden më asnjëherë, sepse angazhimi i PDK-së dhe kryeministrit është në procesin e përfundimit të këtij procesi.

Mbështetja juaj për MISIONIN E RI dhe për mua si kandidat në këtë formë kaq direkte është një fuqi e madhe që më jepet mua në këtë proces dhe zotohem që do të jem një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, por edhe në qeverinë Thaçi”, ka thënë Pajaziti duke shtuar se program i PDK – së është program që asnjë subjekt politik në Kosovë deri më tani nuk e ka pasur as të përafërt, ndërsa ne gjithçka që kemi premtuar edhe e kemi bërë realitet.

“Marrëveshja e PDK – së me lëvizjen Vatra është marrëveshje më shumë se një zyrë, sepse komuniteti i asaj ane do të ketë vendin e merituar në qeverisjen Thaçi për këtë mandate të ardhshëm katër vjeçar.

Ndërsa, Sejdullah Kadriu, nga lëvizja “Vatra”, ka kërkuar angazhimin e çdo banori e individi që të punohet derë më derë tek bashkëvendësit e asaj ane, në mënyrë që të mbështes MISIONIN E RI,  sepse me këtë do të arrihet mbështetja për malësinë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës por edhe për zhvillimin e asaj pjese.

Ai ka thënë poashtu se interest e malësisë më së miri do të kuptohen dhe mbrohen vetëm me MISIONIN E RI, me njeriun e duhur e ai është Zenun Pajaziti, që është pritur me duartrokitje dhe enduziazëm të madh.

“Ne kemi besimin e madh që MISIONI I RI dhe Zenun Pajaziti janë ata që do ta prezantojnë në vendin e duhur, më së miri interesin e malësisë sonë. Jemi krahu juaj i fuqishëm dhe do t’u mbështesim maksimalisht ngase besimi ynë është në programin dhe zotimin tuaj”, ka thënë ndër të tjerash ai. /RadioRINIA/