Home / Fushata Zgjedhore / Vehbi Salihu zgjedhet kryetar i ri i RC GJILANI
11 (4)

Vehbi Salihu zgjedhet kryetar i ri i RC GJILANI

Gjilan – Vehbi Salihu është kryetar i ri i Klubit rotarian RC Gjilani. Ai këtë detyrë e ka marrë duke zëvendësuar ish kryetarin Muhamet Halili i cili ka përfunduar mandatin e tij. Siç dihet mandati i kryetarit tek Klubet Rotariane është njëvjeçar. 

Viti rotarian fillon në korrik dhe përfundon në korrik të vitit tjetër, andaj edhe këtë vit është organizuar ceremonia, siç thuhet, e ndërrimit të çekanëve, të klubeve Rotary në Kosovës, ku kryetarët që e përfundojnë mandatin simbolikisht ia japin çekanin kryetarit të ri që merr detyrën.

11 (2)

Ndërrimi i çekanëve – ndërrimi i kryetarëve të vjetër me të rinjtë është bërë për të gjitha klubet Rotary në Kosovë dhe tek dy rotaract klubet.

RC Peja (Nebahate Asllani dorëzon çekanin tek Xhevat Goga)
RC Gjakova (Selajdin Nagavci dorëzon çekanin tek Enver Pula)
RC Prishtina (Dardan Sejdiu dorëzon çekanin tek Edmond Shyti)
RC Prizreni (Sefidin Hasani dorëzon çekanin tek Masar Gurgule)
RC Ferizaj (Gani Heta dorëzon çekanin tek Fatmir Muhaxheri)
RC Mitrovica (Asllan Vitaku dorëzon çekanin tek Abit Avdiu)
RC Prishtina International (Sylë Alaj dorëzon çekanin tek Lin Slatengreen-DardanVelija)
RC Prishtina Dardania (Ekrem Belegu dorëzon çekanin tek  Fisnik Mula)
RC Gjilani (Muhamet Halili dorëzon çekanin tek Vehbi Salihu)
RC Vitia (Izak Martini dorëzon çekanin tek Alban Sokoli)
RC GjakovaÇabrati (Fatlinda Ponosheci dorëzon çekanin tek Fatos Axhemi)

Rotaract Club Illyrian (Rina Sekiraqa dorëzon çekanin tek Rron Abazi)
Rotaract Club Peja (Arbër Asllani dorëzon çekanin tek Rita Gacaferi)

Është çertifikuar edhe Interact Club Illyrian ku Kreshnik Ukiqi – është kryetari i parë.

Përndryshe, kur jemi te RC Gjilani, kryetari i ri Vehbi Salihu ka mbajtur edhe takimin e parë si kryetar i RC Gjilani duke vlerësuar lartë me këtë rast punën e kryetarit paraprak dhe duke premtuar angazhim në frymën rotraiane që edhe përgjatë këtij viti rotarian, sa ai do të jetë në krye të RC Gjilani, do të bëhen punë të mira në të mirë të shoqërisë gjilanase, asaj kosovare por edhe në përgjithësi.

Ai tha se RC Gjilan do të vazhdojë me aktivitetet e saja, ku nuk do të mungojnë as projektet ku përfitues do të jenë qytetarët pa dallim.

Përndryshe, disa nga aktivitetet përkatësisht projektet e realizuara të rotarianëve gjilanas deri më tani janë: pajisja me kompjuterë të disa shkollave në Gjilan, (në bashkëpunim me rotarianët nga RC Ferizaj), pastaj sigurimi i ujit të pijes për shkollën e Bresalcit ( në partneritet me komunën e Gjilanit dhe Klubin Rotarian Prishtina Internacional), autoamblunca për QKMF-në në Gjilan ( me rotarianët britanik), ndihmë për handakos me paterica, pastaj për Spitalin, Pediatrinë me veshmbathje për fëmijë (me rotariantë britanik), mbjellja dhe sigurimi i fidaneve të pishave për  disa shkolla dhe fshatin Vërbicë të Kimetocit, ndihma ushqimore për familjet në nevojë të banesave kolektive sociale në Gjilan, ndërmjetësimi dhe sigurimi i violonçelove dhe pianos për shkollën e muzikës, ndihmë parashkollorëve me mjete didaktike dhe lodra në Llashticë e Hodonoc, e projekte të tjera. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,