Home / Fushata Zgjedhore / Vendet e Ballkanit që u hiqet e drejta për azil në Gjermani
Palamenti_gjerman

Vendet e Ballkanit që u hiqet e drejta për azil në Gjermani

Dhoma e lartë e Parlamentit Gjerman ka miratuar dje ndryshimet e ligjit për azilin, me të cilin Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të kualifikohen si vende të sigurta.

Kjo do të thotë se azilkërkuesit nga këto vende shumë shpejt do të kthehen në vendin e origjinës ngase kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohen në procedurë të shpejtë në Gjermani.

parlamenti-gjerman

Këtë vit në Gjermani janë dorëzuar rreth 100 mijë kërkesa për azil, që është 60 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Në periudhën janar-gusht kërkesat e tilla janë paraqitur mbi 14 mijë qytetarë të Serbisë, mbi 5 mijë nga Maqedonia, dhe rreth 5 mijë nga Bosnja Hercegovina.

Qeveria gjermane ndërkohë ka premtuar lehtësime në ligjin për azilin, sidomos në qëndrimin e detyruar në një rajon ku refugjatët janë të regjistruar, por edhe kur është fjala për punësimin.

Në të ardhmen refugjatët janë të detyruar të qëndrojnë vetëm tre muaj në një vend të caktuar. /RadioRINIA/