Home / Politika / Veseli: Fton opozitën në seancën solemne për liberalizimin e vizave
Veseli_Kadri-Kosovo

Veseli: Fton opozitën në seancën solemne për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli Veseli ka ftuar opozitën të marrin pjesë në seancën solemne në të cilën do të marrë pjesë edhe shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, sot, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet këtë të enjte, në orën 16:00, në një seancë solemne.

Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se kjo seancë, me karakter solemn, ka të bëjë me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili pritet të bëhet nesër, si dhe me vizitën në Kosovë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. /RadioRINIA/