Home / Politika / Vetëvendosje: Dyfishuam votën
vetvendosje

Vetëvendosje: Dyfishuam votën

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar pjesërisht të suksesshëm rezultatin në zgjedhjet e 8 qershorit. në një konferencë për media, Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik ka thënë se shikuar në tërësi, Vetëvendosje ka dyfishuar votën dhe pret që të sigurojë diku rreth 16 ulëse në Kuvend.

Sa i përket fitores së PDK-së, Molliqaj ka thënë se kjo vjen si rrjedhojë e mungesës së vizionit të partisë më të madhe opozitare LDK-së.

Gjithashtu, Molliqaj ka thënë se PDK nuk do të arrijë të përmbyllë mandatin e saj katër vjeçar për të qeverisur vendin. /RadioRINIA/