Home / Politika / Vetëvendosje konfirmon arrestimin e deputetes Albulena Haxhiu
vet-euml-vendosje-konfirmon-arrestimin-e-deputetes-albulena-haxhiu_hd

Vetëvendosje konfirmon arrestimin e deputetes Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan.

VV thekson se kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

“Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit.

Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje”. /RadioRinia/