Home / Fushata Zgjedhore / Vetëvendosje: Luta premton investime edhe jashtë Komunës së Gjilanit
vetevendosje

Vetëvendosje: Luta premton investime edhe jashtë Komunës së Gjilanit

Luta, i njohur për premtime që pas fushatës dalin të kenë qen mashtrime, edhe në këtë fushat po vazhdon me avazin e vjetër.

Në këtë fushatë Luta lere që po premton gjithçka që po i bie nder mend, për Komunën e Gjilanit, por ai tani i ka kaluar kufijtë komunal edhe pse po garon për të parin e Komunës.

Ai këto ditë në një tubim me militant të LDK-së në Livoç të Ulët, qytetarëve ju premtoj se zgjerimi i rrugës Gjilan – Livoç, që ka filluar gjatë fushatës, do të vazhdoj deri në Kllokot. Si duket Luta ka harruar se në mes të komunës së Gjilanit dhe Kllokotit gjenden edhe dy komuna, Vitia dhe Parteshi, kumbar i të cilës është vetë Luta që me zell e ka udhëhequr vallen e decentralizimit në baza etnike e që në Anamoravë nga tri komuna janë bërë shtatë.

Luta, në të njëjtin tubim premtoj se do të vazhdoj të punoj edhe në mandatin e ardhshme si gjer tani. Përgjigja e qytetarëve të Livoçit dhe të tërë Komunës së Gjilanit është që Luta mund të vazhdosh të punoj edhe pas zgjedhjeve të 22 tetorit, por kurrë më si Kryetar i Komunës së Gjilanit, sepse qytetarët nuk janë të interesuar për vazhdimin e keqqeverisjes e as për investimin e buxhetit të Gjilanit në Partesh e Kllokot.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,