Home / Politika / Vetëvendosje, në pritje të “myzhdes”
vet-euml-vendosje-n-euml-pritje-t-euml-quot-myzhdes-quot_hd

Vetëvendosje, në pritje të “myzhdes”

Lëvizja Vetëvendosje ende ka mbetur në pritje të përgjigjes nga blloku opozitar për kushtet e parashtruara. Përgjigja e tyre do të kthehet me shkrim, ashtu sikurse kërkesa e VV-së.

Ende nuk dihet nëse bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma do t’i bashkohet Lëvizja Vetëvendosje. Kjo për shkak se VV s’ka pranuar kurrfarë përgjigje nga ky bllok i partive.

Në lidhje me disa publikime që po qarkullojnë nëpër media se blloku opozitar ka dalë me një përgjigje përballë kërkesave të Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nga kjo parti e ka mohuar një gjë të tillë.

Siç thotë ai, deri më tani nuk është kthyer asnjë përgjigje pozitive e as negative, ndërsa ka thënë se për përgjigjen janë dakorduar që do t’u kthehet me shkrim, pa caktuar afat se sa duhet pritur.

“Na kanë premtuar se do të përgjigjen me shkrim, me qenë se edhe kërkesat u janë dhënë me shkrim. Nuk e kanë caktuar kur, por kanë lënë mundësinë e takimit prapë dhe për të na dhënë përgjigjet me shkrim apo vërejtjet eventuale”, tha Vraniqi.

Ndryshe, Kurti në fillim i kishte dhënë këto kushte në formë deklarate për bllokun opozitar, për t’ua dorëzuar pastaj të shkruar këtyre subjekteve.

Për të mbështetur koalicionin e këtyre tri partive, Vetëvendosje ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, ndaljen e privatizimit dhe shqyrtimit të ndërmarrjeve të privatizuara deri tash, si dhe kushti i tretë ka qenë funksionalizimi i Trepçës. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,