Home / Politika / Viets: Gjeni zgjidhjen, koha nuk pret
Angelika- Viets

Viets: Gjeni zgjidhjen, koha nuk pret

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka kërkuar nga liderët e partive politike që sa më shpjet ta gjejnë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.
“Besojmë se Kosova do të gjejë vetë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë. Siç e dini koha po kalon, ka shumë obligime në radhë të parë është çështja e buxhetit që nuk pret dhe shumë obligime tjera pastaj. Presim që zgjidhja të gjendet javën tjetër ashtu siç këtë e dëshirojnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ambasadorja Viets në një intervistë për “Radio Kosovën”.

Angelika_Viets_KOSOVA

Ajo ka thënë se zgjidhja e bllokadës politike pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë e Kosovë. “Janë mjaftë të pjekur si PDK-ja ashtu dhe opozita për të gjetur vetë një zgjidhje e cila do ta çonte vendin dhe proceset përpara.
Ne mbesim në qëndrimin tonë që të mos përzihemi në imponimin e zgjidhjeve. Dalja nga kjo situatë pa ndihmën e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë në Kosovë dhe e bënë më të pjekur për gjetjen e zgjidhjeve në situata krizash të ngjashme”,  është shprehur Viets. /RadioRINIA/