Home / Politika / VV: Buxheti që thellon varfërinë përballë keqpërdorimeve të shumta nga pushteti‏
vv-kamenice

VV: Buxheti që thellon varfërinë përballë keqpërdorimeve të shumta nga pushteti‏

Kamenicë – Mbledhja më e fundit, e nënta në radhë, e Kuvendit Komunal të Dardanës u përcoll me mjaft parregullsi, ku ndër të tjera mungoi edhe incizimi që duhet t’i bëjë Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Në këtë mbledhje dominoi logjika e numrave në Kuvend, dhe makina votuese e pushtetit gati në të gjitha rastet mbivotoi opozitën. Si pasojë, u miratuan disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre dhe projektbuxhetin për vitin 2015. Në bazë të këtij projektbuxheti Komuna e Dardanës parashihet të ketë një buxhet prej 7,731,551.00 eurosh. Ky buxhet do të jetë për 40.05% më i vogël se viti paraprak për kategorinë Investime Kapitale, kurse për kategorinë Mallra dhe Shërbime do të jetë më i vogël për 23%. Kategoria për Subvencione do të jetë më e vogël për 33%, ndërsa të vetmen rritje e ka kategoria për Paga dhe Mëditje me, 20.61% më shumë se vitin 2014.

Ky buxhet kaq i varfër i vjen Komunës sonë si rezultat i rritjes politike të pagave në vend nga qeveri, në prag të zgjedhjeve, hap ky i ndërmarrë vetëm e vetëm që t’i fitojë votat edhe për një mandat. Kryetari i Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, gjatë mbledhjes nuk kishte asnjë argument për ta arsyetuar buxhetin, dhe e kishte humbur debatin përballë argumenteve të opozitës. Ai e di që do të mundet që as për së afërmi t’i përmbushte premtimet e tija elektorale. Ai e kuptoi edhe që ishte gënjyer nga shefi i subjektit të tij, sepse nuk e kishte pritur që aq pak buxhet do të kishte në dispozicion për investime kapitale, për mallra dhe shërbime, dhe tani nuk e di se si do të arrijë t’i paguajë më shumë se 15 punëtorë që po i mbanë pa kontrata e pa konkurs për më shumë se nëntë muaj. Është e paarsyeshme që Komuna e Dardanës planifikon të blejë kompjuterë në vlerë prej 10,500 eurosh, përderisa aktualisht nuk ka mungesë të tyre. Njësoj është situata edhe me veturat e Komunës, që janë me bollëk, e tash janë planifikuar edhe 12,000 euro për blerjen e tyre . Më e keqja është se me këtë buxhet parashikohet renovimi i objekteve të dy drejtorive në vlerë prej 10,000 euro, kur dihet që objekti i ri i Komunës është në finalizim e sipër. Me një buxhet aq të vogël, rreth 15,000 euro, Komunës mendon që do t’ia arrijë t’i trajtojë qentë endacak, përderisa shumimi i vazhdueshëm i tyre është rrezik në rritje për qytetarët.

Fatkeqësisht, pushteti komunal nuk mori për bazë vërejtjet dhe sugjerimet tona, por e miratoi projektbuxhetin me disa ndryshime kozmetike, të cilat nuk do të sjellin asgjë në drejtim të zhvillimit të kësaj komune të varfër dhe të prapambetur.

Tutje, do t’i përmendim vetëm disa nga keqpërdorimet e shumta që janë bërë qysh në vitin fillim të mandatit të ri qeverisës, si dhe disa gënjeshtrat e Kryetarit të Komunës, të dhëna si premtime gjatë fushatës:

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, i njohur ndryshe në opinion edhe si mashtruesi i “punësimit” në të ashtuquajturën “Fabrikën e Kërpudhave” në Dardanë në fushatën e zgjedhjeve lokale 2013, vazhdimisht keqpërdor veturën zyrtare për çështje familjare, duke bërë shpenzime enorme të karburantit.

Skandal në vete në këtë komunë është edhe puna e të ashtuquajturit Grupit të Grave në Kuvend, grup ky që për vetëm një seminar në Durrës shpenzoi 4,850 euro. Kryesuesja e këtij grupi, Ibadete Ahmetaj, mbanë tri pozita politike në Komunë, kurse në vendin e saj të punës si mësimdhënëse me normë të plotë në disa shkolla të Komunës nuk mbanë pothuajse fare mësim. Vetëm në vitin shkollor 2013/14 ka humbur mësim mbi 105 orë, kurse vetëm në dy javët e para të shtatorit 2014 sipas zyrtarëve të shkollës ku ajo punon ka humbur 26 orë mësim. Shpërdorimi i parasë publike vazhdoi edhe me rastin e ndarjes së 3,000 eurove për një punëtori të organizuar të Komitetit për Komunitete, në Shqipëri.

Konkursi për Regjistrues të Bujqësisë, me ç’rast janë pranuar pothuajse në secilën pozitë familjarë, të afërm, e anëtarë të subjekteve që udhëheqin me Komunën.

Arrestimi i kryeinspektorit Refik Latifaj, i cili duke qenë anëtarë i PDK-së është liruar nga paraburgimi dhe tani është në arrest shtëpiak. Para disa ditëve inspektorët komunalë dhe vet drejtori i DSHPAI-së kontrolluan dhe konstatuan se ëmbëltorja”Minatori”(ish-Canki) në qendër të qytetit, që operon në mesin e gjashtë shkollave, ishte larg plotësimit të kushteve higjieno-sanitare, dhe e mbyllën. Por, intervenimi nga ana e kryetarit bëri kjo ëmbëltore pas disa orësh ta rifillojë punën.

Shumë mësimdhënës të rinj po punojnë qe dy muaj, pa konkurs. Punësimi i tyre është bërë në bazë të subjektit që i takojnë, pra subjekteve të koalicionit që udhëheqin me Komunën. Konkursi i shpallur me 30 shtator 2014 është bërë sa për sy e faqe për t’i legjitimuar këto punësime. Gjendja në shkolla vazhdon të rëndohet edhe më shumë, kur dihet që dy shkolla ka kohë që kanë ujë të pijshëm. Premtimi elektoral i Kryetarit për rrënimin e dy shkollave të Busavatë dhe Krilevë, si dhe ndërtimin e dy të rejave në këto fshatra, është vetëm një nga gënjeshtrat e tij që i ka bërë në kohë fushate.

Në ambulancën e Busavatës nuk ka fare ujë, kur dihet që në këtë lokalitet ka burime të mjaftueshme uji të pijshëm. Koretini, Kopernica, Shipashnica e epërme dhe Kolloleqi vazhdojnë të mos jenë të kyçur në ujësjellës, pavarësisht se Kryetari kishte premtuar një gjë të tillë. Koretini kundërmon nga ujërat e zeza në lumin e tij, kurse Shipashnica edhe atë ujë të rrjedhshëm që ka nga burimet i ndotet nga eksploatuesit ilegal të rërës dhe zhavorrit në luginën e lumit të Desivojcës. Këtë eksploatim e bëjnë para syve të ekzekutivit të Komunës, por të papenguar nga ata.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë i bën thirrje organeve të rendit që t’i hetojë sa më parë të gjitha këto raste të keqpërdorimit të pozitave zyrtare dhe abuzimit me fondet publike, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe qytetarët e Komunës sonë të varfër ta kenë rastin të përfitojnë shërbime të mirëfillta nga taksat e tyre që japin për shtetin, thuhet ne komunikat e leshuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE dega ne Kamenicë . /RadioRINIA/

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,