Home / Politika / VV: Të shkarkohet Gradimir Mikiq
vv-ja-d-euml-shtimet-dhe-keqp-euml-rdorimet-e-p-euml-rvitshme-t-euml-nexhat-demakut_hd

VV: Të shkarkohet Gradimir Mikiq

Dardanë – Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Dardanë, me shqetësim dhe indinjatë të thellë e ka pritur deklaratën e Kryetarit të Komunës së Ranillukut. “Lista Serbe” si instrument i politikës së Beogradit në Kosovë vazhdimisht po na dëshmon orientimin e politikës së saj antishqiptare.  

Lëvizja VETËVENDOSJE! me kohë ka treguar për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga ky subjekt politik, që mundësinë e operimit të tyre në Kosovë ua dha Hashim Thaçi me marrëveshjet e Burukselit.

Mikiqi provokon edhe me tej kur propozon emërtimin e një rruge në komunën që ai drejton me emrin e kryekriminelit, shkaktarit të gjenocideve në Ballkan, Sllobodan Millosheviq.

Ne përshëndesim vendimin e Kryetarit të Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, si hapin e parë për të ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e mundshme me Kryetarin e Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq. Ia përkujtojmë Kryetarit Sinani që hapi i dytë është ngritja e padisë në prokurorin e shtetit ndaj provokatorit Mikiq. Hapi i tretë i përket MAPL-së, që të merr masa dhe ta shkarkojë Mikiqin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe për prishjen e raporteve ndëretnike në Anamoravë. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,