Home / Politika / Xhelili: Ndryshimet e presin Gjilanit, me republikanët në qeverisje!
12988174_1083653028322462_273363236_n

Xhelili: Ndryshimet e presin Gjilanit, me republikanët në qeverisje!

Republikanët e Kosovës, Dega në Gjilan, janë të bindur se në vitin 2017, do të vijnë në pushtet, për t’i dhënë fund kurorëzimeve të shpifura të qeverisjes shumëvjeçare LDK-PDK .

Republikanët janë ata, që do të sjellim ndryshime dhe freskime, në qeverisjen e re, jo më larg se, në 2017-të! Qytetarët e Gjilanit, janë lodhur dhe rraskapitur, nga premtimet boshe dhe fantome, të liderëve institucionalë, të cilët nga mandati në mandat, vetëm sillen në qarkullim të mbyllur “Circulus vitiosus!”.

Xhelili thot se ka ardhur koha qe elektorati gjilanas, duhet ta ndërroj qasjen dhe t’i adresohet republikanëve, për t’ia dhënë votë-besimin për një qeverisje ndryshe, nga ato të mëparshmet. Vetëm në këtë mënyrë Gjilanit dhe gjilanasve, do t’i kthehet imazhi, respekti dhe dinjiteti.

Republikanët janë të denjë, që Gjilanin, pas vitit 2017, ta kthejnë në një ambient të volitshëm për investime, të thithin donacione vendore dhe ndërkombëtare, për të lulëzuar këtë qendër të Anamoravës.

Joshja e donacioneve, do të krijonte mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, si një nga prioritetet primare, për t’i punësuar të rinjtë, kuptohet me projekte konkrete. Viti 2017-të, do t’i sjell skenës politike gjilanase, një politikan të ri, një parti të re për qeverisje, e cila është e prirur për ndryshime, me një vizion të qartë, ku në konceptin e vet, do të ketë qytetarin, për një jetë më të mirë e më prosperuese. “Jam thellësisht i bindur se republikanët, nuk e kanë stilt ë veprimit politik, si partitë tjera premtimin pa mbulesë. Ata, thjesht, premtojnë pak e realizojnë shumë.

Republikanët, do t’i trajtojnë të gjithë të barabartë, pa dallime partiake, me një ofertë të sinqertë për një qeverisje ndryshe, të hapur, transparente dhe korrekte. Profesionalizmi do të jetë kriteri kryesor, për drejtimin e sektorëve udhëheqës komunal, në fushat përkatëse, jo si deri tashti në emër të koalicioneve partiake, pa ndonjë vizion për zhvillim dhe përparim”, thekson Xhelili, nënkryetar i Republikanëve të Kosovës, i cili njëherit është edhe kryetar i Degës së kësaj partie, për Gjilan.

Në vazhdim Xhelili, nuk lë pa përmendur edhe disa dukuri negative, të qeverisjes së dikurshme, ku ka punuar edhe, ai, gjatë kohës së qeverisjes PDK-LDK, me ç’rast ka parë nga afër dhe ka identifikuar njerëz të papërgjegjshëm, por edhe kuadro të partive të tjera në përkryer në misionin e tyre, në shërbim të qytetarëve.

“Me ardhjen e republikanëve në pushtet, udhëheqësit e drejtorateve do të jenë profesionalë jo partiakë, gjithashtu do të bëjmë anën profesionale, që komuna të drejtohet në binarët e saj. Shkurt e shqip, republikanët interesin e komunës, do ta qesin para interesit partiak. Vetëm në këtë mënyrë republikanëve dhe qytetarëve, do t’ju jepet shansi për një qeverisje më të mirë të Gjilanit, të cilin në vitin 2017-të, do ta presin ndryshimet, duke flakur me një anë përvojën e keqe dhe të hidhur të qeverisjeve të mëparshme, që për model kishin militantizmin partiak e jo vlerat qytetare”, thuhet në mesazhin përçues, të zërit politik, të Selver Xhelilit, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan. /RadioRINIA/