Home / Fushata Zgjedhore / “Zabeli” madhështor: Luta do të fitoj me t’paren
4

“Zabeli” madhështor: Luta do të fitoj me t’paren

Lagja e “Zabelit të SahitAgës”, me anë të një tubimi madhështor, ia bëri për hajr fitoren madhe Lutës dhe LDK’së për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ata thanë se “Zabeli” tradicionalisht ka votuar masivisht për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke u zotuar se asnjë votë nuk do të shkoj për rivalët, për të theksuar njëzëri se “Luta do të fitojë me t’paren”.

Prej një “Zabeli” të harruar, Lutfi Haziri e shndërroi në lagje ku njerëzit bëjnë jetë dinjitetshme, me investime në çdo cep, deklaruan përfaqësuesit e tyre.

E, Lutfi Haziri, i falënderoi zabelasit për mbështetjen plebishitare.

“Zabeli u çu n’kambë për me e ba fitoren e madhe dhe e çoi mesazhin tek të tjerët se ne jemi njerëz të tokës, bukës e Zotit. Ju faleminderit shumë për këtë mbështetje plebishitare”, ka thënë para të pranishmëve Luta i Gjilanit.

“Ne nuk kemi kohë me u sjellë rrugëve sikur të tjerët. Gjilani nuk e mbështetë asnjë lloj klani. Ne e kemi instaluar kulturën e konkurrencës dhe mbi bazë të kësaj kulture, Gjilani do ta ruaj fytyren, angazhimin dhe ideologjinë politike për t’i vazhduar punët e mëdha të hajrit.  Do ta përfundojmë lumin “Mirusha”, edhe “Stanishorkën”, edhe impiantin, edhe Autostradën e edhe ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve. Për këto punë të mëdha, ne e kemi siguruar buxhetin nga Brukseli, Berlini, Viena, e Washinton”, shtoi Haziri.

Në këtë takim është prezantuar edhe kandidati i LDK’së për asamble komunale, Avdyl Aliu, i cili mban numrin 2.

Ndryshe, LDK e Gjilanit manifeston politikisht të marten me tubim qendror, në ora 16:00, në sallën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”.

Hapsire e sponsorizuar nga LDK.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,