Home / Lajme / Zenun Pajaziti falemderon të gjithë qytetaret e Gjilanit mundin dhe angazhimin tuaj për fushatën dhe mobilizimin tuaj.
z.p

Zenun Pajaziti falemderon të gjithë qytetaret e Gjilanit mundin dhe angazhimin tuaj për fushatën dhe mobilizimin tuaj.

Të dashur qytetarë të Gjilanit, aktivistë të Partisë Demokratike ju falënderoj për mundin dhe angazhimin tuaj për fushatën dhe mobilizimin tuaj.

Ne ishim të vetëdijshëm për situatën që ndodheshim, sidomos pas rezultateve të zgjedhjeve nacionale.
Unë vendosa të garoj me një platformë ndryshe për Gjilanin duke ruajtur me çdo kusht edhe substancën e PDK-së. Bashkë me kolegët e mi, shumë aktivistë të përkushtuar, si dhe me kandidatët për kuvend komunal punuam që ta rikthejmë Partinë Demokratike në Gjilan.

Kisha edhe një arsye të madhe që të kandidoja në ditë të vështira të PDK-së në Gjilan, ishte mundësia për t’i falënderuar këta njerëz të mrekullueshëm për përkrahjen e vazhdueshme që ma kanë dhënë prej se jam në politikë.

Jam i sigurt se ne do të ngritemi përsëri!
Falemnderim dhe mirënjohje përjetë nga ana ime. ZP

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,