Home / Politika / Zgjedhjet mbesin opsion
Zgjedhjet_kosove

Zgjedhjet mbesin opsion

Komisioni Qendror Zgjedhor, organizatat që merren me procese elektorale dhe as vetë partitë politike nuk i duan, por zgjedhjet e jashtëzakonshme po bëhen çdoherë e më të pashmangshme pas zhvillimeve politike.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në rastin kur vendimi i Gjykatës Kushtetues do të vonohej përtej 4 gushtit dhe ky vendim do të konstatonte se seanca e konstituimit të Kuvendit ka qenë e paligjshme dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk është konstituuar, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e determinon se Kuvendi I Kosovës duhet që të konstituohet një muaj prej datës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit është certifikuar më 4 korrik.

Shpëtimi, megjithatë sipas të njëjtave burime mund të gjendet tek konstatimi i gjykatës se Kuvendi është konstituuar me betimin e deputetëve dhe kësisoj pika një dhe dy e punimeve në seancën konstituive të vlerësohen si të rregullta. /Tribuna/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,