Home / Fushata Zgjedhore / Zhegra në mbështetje të AKR-së së Behgjet Pacollit
1akrrrr

Zhegra në mbështetje të AKR-së së Behgjet Pacollit

Nëndega e AKR-së në Zhegër  dje mbajti takimin me banorë dhe simpatizantë, ku morën pjesë antarë të shtabit të AKR-së nga dega në Gjilan dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Vjollca Gagica-Matoshi në  fjalën e saj tha se: AKR është një parti e vlerave siq është edhe lista e saj e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Gjilanit, një listë e gërshetuar me profesione dhe afaristë të ndryshëm që kanë hyrë garës politike për asamble.

Kandidati i AKR-së nga Zhegra Ibrahim Qerimi, mes tjerash tha se AKR është parti e hapur për njerëzit e botës së biznesit sepse ka për vlerë punën dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Drita Maliqi zv. shefja e shtabit tha se AKR është parti ku zëri qytetarit dëgjohet tek antarët e saj, besoj që edhe Ibrahimi Qerimi me fitoren e tij si kandidat do të jetë zëri juaj pranë kuvendit komunal në Gjilan.
Në takim ishtin edhe kandidat të tjerë nga lsita e AKR-së si Vehbi Salihu, Shpresa Mehmeti, Fadil Sherifi, Besnik Avdullahu etj.
Sponsorizuar nga AKR2akr

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,